Dy ditë më parë u nda nga jeta senatori amerikan John McCain, i cili ishte dy herë kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa sot ambasada amerikane në Tiranë, teksa jep një mesazh ngushëllimi, kujton mes fotosh vizitën e senatorit në Shqipëri.
Senatori John McCain gjatë vizitës në Shqipëri
Përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të Senatorit të Shteteve të Bashkuara John McCain, i cili ia përkushtoi jetën e tij shërbimit ndaj vendit tonë, nga Marina e Shteteve të Bashkuara deri në Kongres. Ishte nder për ne të mirëprisnim Senatorin McCain në Shqipëri, kur në prill të 2017 ai vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis SHBA dhe Shqipërisë.

Njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë
/Shqiptarja.comKomente

