Ambasada amerikane ngushëllon
familjet e Tragjedisë së Himarës

Ambasada amerikane ngushëllon<br />familjet e Tragjedisë së Himarës
TIRANË - Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu ka përkujtuar sot në faqen zyrtare të Ambasadës tragjedinë e Himarës një vit më parë.

MESAZHI I ARVIZU SOT

“Një vit më parë të gjithë u tronditëm nga aksidenti tragjik, që mori jetët e 12 studentëve të rinj. Ambasadori Alexander A. Arvizu dhe stafi i Ambasadës amerikane dërgon mendimet dhe lutjet tona për familjet dhe miqtë e viktimave gjatë këtij përvjetori të vështirë. Zoti qoftë afër atyre, të cilët ikën shumë shpejt dhe u prehshin në paqe!”, thotë Arvizu.

ARVIZU NJË VIT MË PARË, HOMAZHE NË UNIVERSITET

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, zhvilloi homazhe në hollin e universitetit “Aleksandër Xhuvani” për 11 studentet, që humbën jetën në Himarë. Pasi ka vendosur nga një kurorë me lule te çdo studente, si dhe ka lënë mesazhin e tij në librin e homazheve, ambasadori Arvizu tha për mediat se nuk flet vetëm në emër të stafit të Ambasadës, por në emër të të gjithë amerikanëve. “Jemi shumë të trishtuar, që njerëz të rinj, kaq të bukur, humbën jetën në një aksident kaq tragjik. Dhimbja është kaq e madhe, sa është e pamundur të përshkruhet. Lutemi për shpirtrat e tyre dhe ngushëllim për familjet e tyre!”, tha Arvizu.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G