Ambasada amerikane përgëzon
Kosovën, dënon dhunën në veri

Ambasada amerikane përgëzon<br />Kosovën, dënon dhunën në veri
PRISHTINE- Ambasada amerikane në Kosovë ka përgëzuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e së dielës, të cilët "ndihmuan në krijimin e së ardhmes së vendit të tyre".

Në një komunikatë për shtyp, ambasada amerikane ka përmendur edhe raportimin e parregullsive nga ana e qytetarëve tek autoritetet kosovare, duke e cilësuar këtë si "besim ndaj ndaj institucioneve kosovare të sundimit të ligjit, si dhe përkushtimin e sinqertë për zgjedhje transparente dhe të besueshme".

Ambasada ka dënuar ndërkaq "veprimet e dhunës dhe frikësimit që njollosën zgjedhjet e djeshme komunale në Mitrovicën e Veriut".

"Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të qeta e të sigurta, të cilat duhet të jenë pa dhunë dhe frikësim. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i tolerojë përpjekjet për ta prishur procesin demokratik dhe për t’i penguar qytetarët të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të rregullt", thuhet në komunikatë.

Duke e cilësuar Kosovën si demokraci të re, e cila "meriton zgjedhje të cilat pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve", Ambasada e SHBA-ve nënvizon se "edhe pse, mbetet ende edhe shumë punë, këto zgjedhje kanë vënë themelet që liderët politikë ta kryejnë një reformë të mirëfilltë zgjedhore".

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë