Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar 11 shtatorin me një foto të flamurit amerikan, i cili u gjend në Qendrën Tregtare Botërore.
Flamuri i gjetur nga një punëtor u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese duke qëndruar i varur mbi Pentagon.
Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2011.
Ambasada Amerikane
Postimi i Ambasadës në Facebook:
Ky flamur amerikan i dëmtuar rëndë u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore. I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2011. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë” .