"Nuk ke fuqi, nëse nuk voton"- shkruan ambasada amerikane në mesazhin e saj sensibilizues në rrjetin social në faqen zyrtare të Facebook. Ambasada përmes këtij mesazhi bën thirrje për pjesëmarrje në votime duke u bërë pjesë e rëndësishme e ndryshimit të qytetit.

“Ti mund të protestosh. Mund të mbështesësh partinë tënde. Mund të jesh dakord ose jo me një vendim të liderëve apo partisë tënde. Por nëse nuk voton, nuk ke fuqi. Bëhu i rëndësishëm. Voto!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Nuk është hera e parë që në prag zgjedhjesh ambasada e SHBA ndërgjegjëson njerëzit për të votuar duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm këtë process dhe jo vetëm por edhe lidhur me standartet që duhet të kenë zgjedhjet e 21 qershori.

amb
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)