Ambasada amerikane në Tiranë ka lajmëruar se udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, për në SHBA.
Në një postim në tëitter, ambasada shton se në këtë grup futen edhe shtetet e Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës.
"Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës gjatë rrugës për në SHBA. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos ata në kufizime udhëtimi pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre", thuhet në njoftim.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)