Një ditë para protestës së opozitës Ambasada Amerikane nxit qytetarët dhe institucionet në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit. Ajo i quan sulmet në shkolla të pakuptimta dhe kërkon sundim të ligjit që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor.
Ambasada i bën thirrje drejtuesve të opozitës që të mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e protestës së nesërme dhe t'i bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht.
"Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi", thuhet në njoftimin e ambasadës.
Një ditë më parë edhe OSBE dënoi sulmet e ndodhura në disa KZAZ në vend, të cilat përgjatë dy ditëve të fundit kanë shënuar një numër incidentesh duke tentuar të pengojnë procesin zgjedhor. Ajo iu drejtua jo vetëm autorëve por edhe nxitësve të tyre të mbajnë përgjegjësi ligjore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.8%
-
Gafë
52.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri
4 Janar, 17:53
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor 2024, 17:07
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Berisha non grata, SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
17 Dhjetor 2024, 10:17
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Nancy VanHorn takohet me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO: Guxim i pamasë dhe sakrificë personale, SHBA mbështetje të përkushtuar ndaj Drejtësisë
11 Dhjetor 2024, 15:10
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
Usa miku me i madh i popullit tone.i vetmi shtet qe na ka mbrojtur e na mbron historikisht.
PërgjigjuRespect peoples right to elect and get elected. !!!!
Përgjigjushqipetaret e kane ndertuar jeten ,.nuk po ia ndien me njeriu qe te beje rremuje per ty apo per meten!!!i bere hesapet gabim . te fala qytetarit digitall.dhe mos harro se epoka e digitalbit ta futi sa krahu cdo gje esht live nuk genjen dot me!!
Përgjigju" qe mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor " kjo do te thot qe me dekretin e c'dekretimin e dekretit te Metes ,SHBA e paska bere kornize dhe e ruan me qen kufiri deri per daten e re
PërgjigjuUN SI SHQIPTAR E UROJ ME GJITH SHPIRT AMERIKËN RROFT AMERIKA NË JET TË JETVE. TANI LE TA PROVOJN KTO te shkojne ne AMERIKË SE E SHIKOJN SE KU DO PËRFUNDOJN. RROFT AMERIKA.
PërgjigjuDielli i shqiptareve lind nga perendimi i larget, pra SHBA. Politika e jashteme duhet te rishikohet, dhe i vetmi partner strategjik duhet te jete SHBA. Le te kemi edhe partner te tjere te rendesishem, por strategjik vetme nje, pa asnje dileme.
Përgjigju