Ambasada britanike i mohon vizat
 Skënderbeut, rrezikohet ndeshja 

Ambasada britanike i mohon vizat<br /> Skënderbeut, rrezikohet ndeshja 
Ambasada angleze në Athinë bllokon Skënderbeun dhe nuk u jep viza për të udhëtuar drejt Belfastit të Irlandës së Veriut, ku të marten kampionët tanë do të ndeshen me skuadrën vendase të Krusejdërsit, për turin e dytë të Champions League.

Korçarët kishin bërë aplikimin “on-line” në zyrat e Athinës, sepse atje ka zyrë konsullore për t’u pajisur sa më shpejt me viza udhëtimi drejt ishullit britanik. Ambasada angleze në Tirana i çon në Poloni pasaportat për t’i pajisur me viza dhe është një rrugë e gjatë që kërkon shumë kohë.

Drejtuesit e klubit të Skënderbeut kishin mundësi t’i çonin pasaportat në Athinë vetëm pas ndeshjes të së martës, sepse UEFA u kërkon futbollistëve pasaportat për t’i parë përpara fillimit të çdo ndeshjeje. Ndaj edhe ishte e pamundur që pasaportat e skuadrës kampione të Skënderbeut të shkonin në Athinë para ditës së martë, kur edhe luhej ndeshja.

Federata Shqiptare e Futbollit është aktivizuar prej mesditës së sotme, t’i asistojë kampionët e Shqipërisë nëpërmjet UEFA, dhe po përpiqen në rrugë institucionale, që t’i japin zgjidhje këtij problemi çka do të ishte një precedent në futbollin europian.

Skënderbeu i ka bërë të gjitha procedurat siç duhet në afate, por ambasada në Athinë, pa shpjegim dhe pa të drejtë ka refuzuar të pajisë kampionët e Shqipërisë t’i pajisë me viza për të udhëtuar drej Irlandës së Veriut.

Korçarët që kanë një çarter të prenotuar dhe të paguar, i cili rrezikon t’i shkojë kot.

Ndeshja duhet të luhet dhe kjo nuk diskutohet, por burokracia ka vënë në vështirësi organizimin e udhëtimit.

Gjithsesi, nesër ka shpresë që presioni i UEFA-s, t’i detyrojë anglezët t’i hapin vizat udhëtimi kampionëve të Skënderbeut./Sportal.al

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh