/ATSH/-Ambasada e Izraelit nderoi familjen e Ministrit te Bujqesise Edmond Panariti me medaljen "Fisnik mes Kombeve" për shpëtimin e jetëve të hebrenjve, gjate Luftes se Dyte Boterore.
Trupa teatrale izraelite "Çamëri" shfaqi në Teatrin Kombëtar ne Tirane, dramën, 'Klasa jonë', një evokim i marrëdhënieve komplekse mes një grupi të rinjsh në periudhën e errët të holokaustit. Para fillimit të shfaqjes, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i dorëzoi babait të ministrit Panariti, medaljen "Fisnik mes Kombeve" që shteti i Izraelit i dha familjes Panariti, dhe vëllait të tij për shpëtimin e jetëve të hebrenjve gjatë Luftës së dytë Botërore.
Në fjalën e tij, babai i Ministrit tregoi hollësi nga strehimi i familjes Matalon në familjen Panariti dhe peripecitë e kaluara. Ne kete aktivitet ishin te pranishem Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
/Shqiptarja.com