Ambasada e Kosovës në Belgjikë ndez qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Ambasada e Kosovës në Belgjikë ndez qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Në Ambasadën e Kosovës, në Belgjikë janë vendosur lule e janë ndezur qirinj për nder të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit. 

Këtë e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami i cili tha se bashkatdhetarët janë të gatshëm dhe unik për të ofruar mbështetje për Republikën e Kosovës, demokratike, të pavarur dhe evropiane.

“Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, përfaqësues nga komuniteti ynë në Belgjikë, kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të rënë në detyrë, i vrarë nga terroristët e mbështetur dhe organizuar nga Serbia. Bashkatdhetarët tanë janë gjithmonë të gatshëm dhe unik për të ofruar mbështetje për Republikën e Kosovës, demokratike, të pavarur dhe evropiane”, shkroi Bajrami.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Vrasja e policit në veri, reagon sërish Rusia: Nuk shohim asnjë shans për stabilizimin e situatës në Kosovë

1695891190_aleksander.jpg

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, ka reaguar ndaj ngjarjeve të 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Ai shprehet se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, Rusia nuk sheh mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë.

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështetet tek shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, tha Grushko.

Sipas tij, reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadaltë dhe joparimor. Ndërsa shtoi se kjo e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate, raporton Euronews Serbia.

Ora 09:03
Ish-komandanti i NATO-s, Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

1695884586_clark.jpg

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të Aleancës Veri-Atlantike kundër forcave serbe në vitin 1999, ka thënë se incidenti në veri të Kosovës përbën një problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë, ndërsa u shpreh se armatimet ka të ngjarë të kenë ardhur nga Serbia, dhe ndoshta ky ka qenë një veprim i koordinuar ose të paktën i miratuar në heshtje nga forcat speciale serbe.

“Kjo është një tragjedi për të gjitha palët dhe është një problem real për qendrueshmërinë në Ballkan. Duhet të përbëjë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa dalin në pah detajet e incidentit. Ajo që është më shqetësuese për mua është se pas incidentit, rezultoi se kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë. Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese. Shpresoj që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen, sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundërproduktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë”, deklaroi Clark.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij