TIRANE, 15 Shtator/ATSH/- Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader vizitoi shkollën 9-vjeçare "Kuvajt" në Gjepalaj,  Shijak, të rrethit të Durrësit me rastin e ditës së parë të shkollës për vitin akademik 2015- 2016, dhe dhuroi çanta dhe materiale të nevojshme shkollore për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.
Duke theksuar në dëshirën e Ambasadës për të qenë e pranishme në ditën e parë të shkollës, Ambasadori Al-Bader mbajti një fjalim në të cilën ai theksoi mbi rëndësinë e studimeve akademike, vendosmërinë dhe përpjekjet për të arritur rezultate të larta të cilat kontribuojnë pozitivisht në prosperitetin dhe zhvillimin e një kombi.
Në këtë ditë të veçantë, Al-Bader i përcolli studentëve urimet e tij më të mira për çdo sukses në arritjen e qëllimeve dhe ambicieve të tyre.
Ambasadori Al-Bader shpjegoi se Shkolla "Kuvajt" është një model i miqësisë dhe partneritetit strategjik mes Kuvajtit dhe Shqipërisë, dhe reflekton në të njëjtën kohë qëllime të përbashkëta të dy vendeve mike në të gjitha fushat, duke vënë në dukje se ndërtimi i kësaj shkolle është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.
Ambasadori i Kuvajtit, gjithashtu, theksoi se Ambasada i jep prioritet të vecantë bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Shijakut, Ardian Kokomani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për popullin dhe Qeverinë e Kuvajtit të cilët sollën një buzëqeshje për të gjitha familjet e fëmijëve të Shkollës "Kuvajt" duke u ofruar mjete shkollore, dhe në këtë mënyrë duke lehtësuar familjet e tyre nga detyrimet financiare.
Kokomani vlerësoi përpjekjet e Kuvajtit në ndërmarrjen e këtij projekti arsimor i cili kontribuon për të siguruar një  ambient të përshtatshëm të studimit.
Një numër i nxënësve të shkollës së Kuvajtit shprehën lumturinë e tyre për praninë e Shtetit të Kuvajtit gjatë ditës së parë të vitit të ri shkollor 2015-2016. /a.g/