TIRANË – Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar festën e Bajramit, myslimanëve shqiptarë dhe njëhërësh, ka ngritur një pyetje që të ngacmojë më shumë mendimet e qytetarëve.
 
Në një postim në profilin e saj zyrtar në Fb, ambasada uron “Gëzuar Bajramin të gjithëve!” dhe njëherësh, duke mos e mbyllur me kaq, pyet:  “ Cili është kujtimi juaj më i bukur nga kjo ditë?”

Pas këtij urimi është dukur qartë edhe vëmendja e qytetarëve, që  janë përgjigjur me urime.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)