Ambasada e SHBA i refuzon
vizën kryeministrit Haradinaj

Ambasada e SHBA i refuzon<br />vizën kryeministrit Haradinaj<br>
Ramush Haradinaj ka anuluar vizitën në Iowa të SHBA-së, pasi nuk ka mundur ta marrë vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i Gardës së Iowa-s. “Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Por, Halil Matoshi, nga kabineti i kryeministrit Haradinaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se "e gjithë çështja është ende në procedurë". "Nuk e dimë, por nuk kemi konfirmim as po as jo”.

"E gjithë çështja është ende në procedurë. Kryeministri i Kosovës shkon në Iowa më 11 janar, prandaj ende presim, nuk kemi konfirmim nëse i është refuzuar apo do të jetë (v.j. i pranishëm në ngjarjen në Iowa)", ka thënë Matoshi. Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën. “Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook. Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjëvnësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte./Radio Europa e Lirë/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar