'Agjentë të posaçëm për të hetuar mashtrimin me vizat'/ SHBA paralajmëron lëvizjen e radhës për luftën kundër korrupsionit (VIDEO)

TIRANE- Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar shkelësit e ligjit të cilët mashtrojnë me anë të dokumenteve false, por edhe zyrtarët që lejojnë se do të vihen para drejtësisë përmes agjentëve të posaçëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët.

Ambasada thekson se ky lloj mashtrimi kërcënon integritetin e vizave dhe pasaportave të SHBA-së, si dhe lehtëson krimet monstruoze të kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve.

Në mesazhin e SHBA sillet në vëmendjen se hetimet e DSS (Shërbim i Sigurisë Diplomatike) kanë çuar në arrestime, largim nga detyra të zyrtarëve të korruptuar me autoritet si dhe vendime të tjera disiplinore kundër zyrtarëve të lartë policorë.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me  Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre

***

Mashtrimi me anë të dokumenteve është një formë korrupsioni në Shqipëri që kërcënon integritetin e vizave dhe pasaportave të SHBA-së, si dhe lehtëson krimet monstruoze të kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve. Shërbim i Sigurisë Diplomatike DSS të SHBA-së është bërë vijë e parë të përpjekjeve për të ndaluar atë. DSS heton krimet që lidhen me mashtrimin me vizat dhe pasaportat kudo në botë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Agjentët dhe hetuesit e posaçëm dhe analistët e DSS punojnë në mbi 270 ambasada dhe konsullata të SHBA në mbi 170 vende.

Në ambasadën e SHBA në Tiranë agjentët punojnë për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin përhapjen dhe blerjen e tyre. Agjentët e DSS kanë shkatërruar disa rrjete të dokumenteve të rreme duke çuar në arrestime dhe ndjekje penale të shumëfishta.

Hetuesit e DSS kanë ekspozuar korrupsion brenda forcave të policisë dhe aparatit të sigurisë së aeroportit. Këto hetime kanë çuar në arrestime, largim nga detyra të zyrtarëve të korruptuar me autoritet si dhe vendime të tjera disiplinore kundër zyrtarëve të lartë policorë. Agjentët e DSS së bashku me zyrtarë nga Policia e Migracionit dhe Kufirit kanë kryer trajnime në 80% të pikave të kalimit në Shqipëri. Këto ndihmojnë për të identifikuar më mirë dokumente udhëtimi false dhe të rreme, për të siguruar më mirë kufijtë e Shqipërisë, gjurmuar dhe zmbrapsur trafikun e klandestinëve si dhe kryer hetime për të identifikuar zyrtarët e korruptuar që i kanë lëshuar dhe kanë lejuar lëshimin e tyre. Është korrupsion të kryesh mashtrim me anë të dokumenteve, është edhe krim. Viktimat e kontrabandës dhe trafikimit paguajnë çmimin më të lartë", përfundon mesazhi i SHBA-së.                                                    

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja