"Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet dhe keqardhjen e saj për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën dhe u lënduan dje në Shkodër. Incidenti që ndodhi është një kujtesë e sakrificave të jashtëzakonshme të bëra nga burrat dhe gratë e forcave të armatosura dhe familjet e tyre," shkruhet në faqen zyrtare të amabsadës së SHBA në vendin tonë.
Pilotët Donald Hoxha dhe Floran Delia po fluturonin në afërsi të fshatit Grizhë në Malësi të Madhe teksa po kryenin një misuion stërvitor, kur helikopteri i FA, EC 145 me numër anësor 637, ra në liqen.
Fatmirësisht nga aksidenti shpëtoi ushtaraku, Gerard Muça, i cili arriti të dilte me not nga liqeni.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)