Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për aplikuesit e lotarisë Amerikane. Ajo thekson se të përzgjedhurit e Lotarisë DV2019 duhet të dërgojnë me email një listë të dokumenteve. “Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019? KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni https://dvselectee.state.gov”, njofton ambasada.
“Nëse ju merrni një njoftim përmes faqes së internetit Electronic Diversity Visa (E-DV) që jeni përzgjedhur për procesin e radhës në Programin e Vizave të Diversitetit të Emigrantëve (DV), duhet të përfundoni me sukses hapat në faqet në vijim, para se të vendoset nëse do të merrni një vizë. Ju duhet të plotësoni këto hapa sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet për më tepër në njoftim.