TIRANE - Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron shtetasit amerikanë se në vend mund të ketë protesta. Duke iu referuar të dhënave të fundit për ndërprerje të energjisë disa ujësjellësve në vend që rezultojnë të jenë debitorë ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.
Ambasada e SHBA thekson se kjo do të sjellë jo vetëm mungesë energjie dhe mungesë të ujit, por mund të çojë vendin në protesta.
“Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë pritet të ndodhin në gjithë Shqipërinë ditët e ardhshme dhe ndoshta më gjatë. Referuar raportimeve të mediave ndërprerjet e energjisë pritet të ndërpresin shërbime të tjera publike duke përfshirë edhe atë të ujit”, thuhet në këtë mesazh për shtetasit amerikanë.
“Kjo mund të rezultojë në furnizimin e reduktuar me ujë në të gjitha zonat e prekura. Në muajt e fundit protestat e shkallëzuara, duke përfshirë bllokimet e rrugëve kanë ndodhur në gjithë vendin, si pasojë e ndërprerjes së shërbimit elektrik. Ndërprerjet e parashikuara të shërbimeve publike ka të ngjarë të çojnë në protesta dhe demonstrata të mëtejshme, vijon njoftimi, duke iu referuar pasojave që parashihen të ketë vendimi i CEZ për ndërprerjen e furnizimit me energji për ndërmarrjet e ujësjellësit Tiranë e në disa rrethe të vendit.
“Tubimet dhe demonstratat kanë potencial të kthehen në konfrontuese dhe të shkallëzohen në dhunë, porosit ambasada e SHBA-së shtetasit e saj në Shqipëri, duke sugjeruar të shmangin zonat e demonstrimeve e të tregojnë kujdes”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com