TIRANË, 7 Janar/ATSH- I. Vata/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare një mënyrë origjinale të orientimit të fermereve shqiptare për të bashkëpunuar me USAID/Albania për të gjetur financime në zhvillimin e kapaciteteve të tyre prodhuese, si dhe blerjen e paisjeve buqësore.
"Jepini dikujt një peshk dhe ju e ushqeni atë person për një ditë; Mësojeni të peshkojë dhe ju e ushqeni atë përjetë ... Kjo është pikërisht mënyra që përdor USAID/Albania për të ndihmuar fermerët shqiptarë të gjejnë financim! Në foto: një fermer në Korçë pranë traktorit të tij të ri, që do ta ndihmojë atë të prodhojë më shumë dhe me më shumë eficiencë. USAID e ndihmoi këtë fermer të aplikonte për fonde të Bashkimit Europian-një aftësi e rëndësishme që tani ai e disponon përgjithmonë. ?#?farming ?#?Albania" shkruan Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Postimi shpjegues ilustrohet me një foto të një fermeri korçar me një traktor të ri dhe njofton fermeret se si te aplikojnë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian. /a.ke/












