TIRANË - Ambasada franceze në Tiranë e ka cilësuar një sulm të ulët dhe atentatin e kryer ndaj gazetës “Charlie Hebdo” në Paris. Më tej në njoftim e ambasadës thuhet se Franca nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëv, duke e cilësuar gjithashtu atentatin si një krim kundër lirisë së shprehjes.
“Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës “Charlie Hebdo” në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes : shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen.
Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit. Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës franceze në Tiranë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com