Karantinë 10-ditore/ Ambasada gjermane jep lajmin, masat e reja për të gjitha ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë

Karantinë 10-ditore/ Ambasada gjermane jep lajmin, masat e reja për të gjitha ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë

Foto udhëtari me maskë

Ambasada Gjermane në Tiranë përmes një njoftimi ka lajmëruar në lidhje me masat dhe kufizimet që duhet të kenë parasysh njerëzit të cilët janë të interesuar të udhëtojnë mes dy vendeve.

Në publikim thuhet se nëse dikush do të udhëtoj drejt Gjermanisë duhet të paralajmërojë këtë udhëtim përmes një njoftimi elektronik. Ambasada vendosë theksin pikërisht të kohëzgjatja e karantinës e cila do të jetë plotë 10 ditë.

E rëndësishme është se këto rregulla vlejnë vetëm për kategorinë e personave të cilët mund të udhëtojnë drejt vendit.

Njoftimi i plotë:

 Informacione aktuale të rëndësishme për udhëtimet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë:
❗❗❗ Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë vazhdon të jetë i vlefshëm ❗❗❗ Për udhëtimet hyrëse në drejtim të Gjermanisë vlejnë rregullat e karantinës dhe E RE: Regjistrimi elektronik i hyrjes ❗❗❗
❗❗❗ Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë kushtëzuar nga COVID-19 vazhdon të jetë i vlefshëm ❗❗❗

Nëse gjatë këtij dimri planifikoni të udhëtoni në drejtim të Shqipërisë lutemi të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale paralajmëron edhe më tej për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme në drejtim të Shqipërisë (përfshirë pushimet, lejen për në vendlindje, vizita te të afërmit etj.). Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani, nëse gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit merren masa të tjera kufizuese për kufizimin e udhëtimeve dhe / ose të jetës publike. Lutemi të mbani gjithashtu në konsideratë, që në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman.
❗❗❗ Gjatë udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani vlen thuajse gjithnjë detyrimi për karantinim 10-ditor ❗❗❗
Gjatë hyrjes në Gjermani – pavarësisht nëse udhëtoni me avion, apo në rrugë tokësore me autobus apo automjet privat – ndërsa ktheheni nga Shqipëria apo nga një zonë tjetër risku me Covid-19:

 

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb