Ambasada Hungareze: Kosova në vendin e parë me numrin e azilkërkuesve

/ATSH/.- Ambasada Hungareze në Prishtinë, përmes një deklarate të dhënë për KosovaPress, shpreh shqetësimin për numrin e madh të azilkërkuesve në Hungari.

Në deklaratën e ambasadës hungareze në Prishtinë theksohet se "vitin e kaluar 21.453 shtetas të Kosovës kërkuan azil në Hungari, në muajin e parë të 2015 numri ka mbërritur në 10.188. Kosova tani është në vendin e parë në lidhje me numrin e azilkërkuesve, madje kanë kaluar numrat e personave, që vijnë nga vendet e luftës si Siria dhe Iraku".

"Kosova është një vend i sigurt, kështu që Hungaria nuk do të japë azil vetëm për arsye ekonomike. Vala e madhe e azilkërkuesve tejkalon kapacitetin e qendrave tona të pritjes, të cilat janë projektuar për personat që largohen nga vendet e tyre për shkak të ndjekjeve politike, racës, fesë, kombësisë', thuhet në deklaratën e Ambasadës Hungareze në Prishtinë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen