MILANO – Renzo Bossi ka tentuar që të legalizojë në Itali diplomën e marrë në Universitetin Kristal në Shqipëri por ka tërhequr kërkesën në prill të këtij viti, pasi në vendin fqinj kishin nisur hetimet ndaj Lega Nord. Lajmi bëhet i ditur nga Corriere.it që citon një letër që Ambasada italiane në Tiranë i ka dërguar Prokurorisë së Milanos. Në të saktësohet se në fund të korrikut 2011 një qytetar shqiptar prezantoi kopje të diplomës të nivelit të parë të Renzo Bossi-t, duke i kërkuar Ambasadës italiane deklarimin e vlefshmërisë, pra njohjen e titullit në Itali.
Në letër flitet për habi përballë një kërkese të tillë pasi funksionarët e Ambasadës kishin mësuar në Internet se Renzo Bossi kishte mbaruar shkollën e mesme në korrik 2009, ndërsa diploma universitare mbante datën 29 shtator 2010. Ky është edhe shkaku pse Ambasada nuk e ka nisur praktikën e njohjes së titullit të studimit. Në tetor 2011 avokat Dragoj mori përsipër çështjen dhe u prezantua në Ambasadë duke sjellë një seri dokumentash mes të cila edhe delegim nga Renzo Bosi si dhe një certifikatë pranimi në provimin e maturisë të datës 18 maj 2007 (kur i biri i ish-liderit të Lega Nord tentoi për herë të parë të kalonte provimin, që gjë ja arriti vetëm në tentativën e katërt më 2009).
I njëjti avokat – sipas Corriere.it – është prezantuar përsëri pranë Ambasadës në mars 2012, duke sjellë edhe një kopje të pasaportës së Renzo Bossi-t. Në këtë pikë autoritetet italiane në Shqipëri kanë nisur procedurën për njohjen e titullit, duke iu drejtuar Universitetit Kristal për të pasur një provë të vërtetësisë së diplomës.
TERHEQJA E KERKESES
Më 4 prill 2012 avokat Dragoj (ditën e nesërme pas publikimit të hetimeve mbi Lega Nord) ka prezantuar kërkesë për të tërhequr dokumentacionin, duke thënë se nuk ishin më të interesuar për legalizimin e diplomës. Gjithsesi, praktika kishte nisur dhe profesor Skënder Kërçuku i Universitetit Kristal ka deklaruar se Renzo Bossi rezulton se ka marrë diplomën, shkruan Corriere.it.
Universiteti në fjalë, vazhdon dëshmia e Ambasadës, i ka deklaruar më pas shtypit se Renzo Bossi ishte regjistruar te Kristal në vitin akademik 2007/2008 (para se të merrte të Mesmen në Itali).
Diploma tjetër që është marrë në Universitetin Kristal është ajo e Piergaetano Moscagiuro, ish-truproja e Rosi Mauro. Përsa i përket diplomës së tij, nuk është nisur asnjëherë nga Ambasada ndonjë praktikë legalizimi sepse fakulteti i Shkencave Politike nuk është i akredituar pranë Ministrisë shqiptare të Arsimit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mediaset e Il Giornale i referohen Shqiptarja.com