Ambasada SHBA: Kosova është
plotësisht e aftë të zhvillojë zgjedhje
Ambasada e SHBA-ve analizon zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke theksuar se suksesi tregon edhe një herë fuqishëm se Kosova është shtet sovran që kontrollon tërë territorin e saj.
PRISHTINË - Ambasada e SHBA-ve përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës që votuan të dielën për të siguruar se zëri i tyre është dëgjuar në procesin demokratik të Kosovës. SHBA-të presin të punojnë me udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë të rregullt gjersa ata përqëndrohen në punën e rëndësishme të qeverisjes dhe në zbatimin e politikave dhe programeve të cilat i shërbejnë nevojave dhe interesave të komunave të Kosovës. Mbesim të përkushtuar për të ndihmuar zhvillimin e komunave të Kosovës, përfshirë komunat funksionale, si dhe për investimet në bashkësitë në veri të Kosovës.
Përkundër raportimeve të disa parregullsive – shumë prej të cilave i janë paraqitur policisë dhe prokurorisë së Kosovës – gjetjet fillestare sygjerojnë se shumica e qytetarëve morën pjesë në një proces të qetë, sigurtë dhe të besueshëm. Përpjekjet e fuqishme të
KQZ-së në bashkërendim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe prokurorët ishte një demonstrim i fuqishëm i faktit se Kosova është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, dhe se nuk do të tolerojë sjelljet e paligjshme që e pengojnë procesin demokratik. Ambasada pret nga policia e Kosovës dhe prokurorët që ata të vazhdojnë punën e tyre të fuqishme dhe të mbesin syhapur në gjetjen dhe hetimin e paraqitjeve të mashtrimit dhe kërcënimit.
Raportet fillestare sugjerojnë se Kosova ka ruajtur përmirësimet e bëra në rrethin e parë të zgjedhjeve dhe këto tregojnë se Kosova është plotësisht e aftë që të zhvillojë zgjedhje të besueshme dhe transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne inkurajojmë udhëheqësit të cilët kanë treguar guxim dhe përkushtim në mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta që të mbështeten në këtë moment pozitiv për të kaluar një reformë të vërtetë zgjedhore në përputhje me aspiratat evropiane të Kosovës.
Ambasada e SHBA-ve po ashtu falënderon partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë
OSBE-në, EULEX-in, dhe KFOR-in, të cilët garantuan se të gjithë qytetarët mund të votojnë në një proces të sigurt, dhe i presim raportet e vlerësimeve fillestare nga Misioni Monitorues i BE-së. Suksesi i qartë i këtyre zgjedhjeve lokale tregon edhe një herë fuqishëm se Kosova është shtet sovran që kontrollon tërë territorin e saj gjë që vetëm sa e përforcon kredibilitetin e saj si një demokraci në ardhje, e cila ka një perspektivë të vërtetë evropiane.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40