Mësues në Greqi! Program për mësimin e gjuhës dhe historisë shqipe! Ambasada Shqiptare në Athinë hap aplikimet

Mësues në Greqi! Program për mësimin e gjuhës dhe historisë shqipe! Ambasada Shqiptare në Athinë hap aplikimet

Një ditë pas takimit me sukses në Athinë, kryeministri Edi Rama ka lancuar nismën e tij më të fundit; kërkon mësues për Greqinë.

Ambasada Shqiptare në Athinë informoi sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”

Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë

Ambasada i bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Greqi.

 Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.

Aplikimet janë hapura deri në 30 qershor 2024.

Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: [email protected]

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alda: 19/05/2024 12:32

    Shume e lumtur qe me ne fund ,mund te ushtrojm profesionin tone dhe femijet tane te mesojn gjuhen e nenes.

    Përgjigju
  • Teuta Aliaj: 14/05/2024 16:48

    Jam shume e Lumtur qe mund te punoj perseri Tani mesuese mbas 26 vjetesh

    Përgjigju
  • Elona Ckurti: 13/05/2024 23:26

    Nuk mund ta besoj qe diploma ime po zgjohet pas 20 viteve ????!.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës