TIRANË- Ambasada e Shqipërisë në Kroaci mirëpriti në Zagreb ekipin kombëtar për të rinj, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin evropian të boksit.
Në Zagreb po zhvillohet Kampionati Evropian i Boksit për të rinjtë, ku merr pjesë ekipi kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës.
Ekipi kombëtar shqiptar ka pasur rezultate pozitive në të kaluarën dhe mbetet një pretendent serioz edhe në këtë kampionat.
Ambasada shqiptare në Kroaci pret ekipin kombëtar për të rinj të boksit
Ambasada fton të gjithë shqiptarët që të mbështesin ekipin kombëtar duke qene prezent në ndeshjet qe ata do të zhvillojnë, për të bashkuar të gjithë thirrjet dhe mbështetjen tonë për një fitore të boksiereve shqiptare.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet midis pretendentit shqiptar kundër atij të azerbajxhanit në orën 18.00 në Pallatin e Sportit ne Zagreb. /ATSH/
/Shqiptarja.com