Ambasada suedeze: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar

Ambasada suedeze: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar

Ambasada e Suedisë në Shqipëri ka shpërndarë të njëjtën deklaratë si delegacioni i BE ku bën thirrje se qyetatëve në Shqipëri duhet t'i garantohet e drejta për të votuar.

"Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt  dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor ishte paqësore dhe të njëjtat vlera dhe parime demokratike duhen ruajtur çdo fundjavë.  Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo rrethane. Të gjitha palët polititike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet  nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODHIR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Europian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer  situatën aktuale politike në vend në mënyrë që t'i përqendrojmë  përpjekjet e tyre në procesin e reformave në rrugën e saj drejt BE", thuhet në deklaratë e ambasadës suedeze.


Lajmi kryesor:

SHBA-BE: Opozita të refuzojë dhunën dhe të mos pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit, do ju vëzhgojmë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja