SHBA-BE: Opozita të refuzojë dhunën dhe të mos pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit, do ju vëzhgojmë

Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit delegcioni i BE në Shqipëri ka bërë një deklaratë ku thotë se qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. BE thotë s çdo veprim dhune është i papranueshmë dhe i bën thirrje palëve politike të shmangin retorikën provokuese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Ambasada Italiane mesazh të prerë opozitës: Nxitja e dhunës absolutisht e papranueshme

1561745973_1559832602AlbertoCutillo.jpg
Ambasada Italiane në Tiranë u është bashkuar thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për shmangien e dhunës në ditën e zgjedhjeve të 30 Qershorit në Shqipëri. Ambasada në një mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën thekson se 'Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme'.

Deklarata e Ambasadës së Italisë në Tiranë
Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet plotësisht deklaratës së sotme të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Është me rëndësi të veçantë që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre të mund ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Gjithashtu, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit – të cilat do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese.

Ambasada e Italisë thekson rëndësinë parësore të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë që Vendi të përparojë në këtë rrugë, është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të realizuar reformat e nevojshme. Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë u kërkon të gjitha palëve të mbështesin reformën e drejtësisë në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, veçanërisht duke garantuar emërime sa me të shpejta, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht funksionale. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në realizimin e reformës zgjedhore dhe të respektojnë shtetin e së drejtës, përfshirë këtu edhe luftën ndaj korrupsionit.

Ora 17:00
SHBA: Opozita të refuzojë dhunën dhe të mos pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit, do ju vëzhgojmë

1561735104_1559201421ambasadaamerikane.jpg
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën apel që zgjedhjet e 30 Qershorit duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. SHBA u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar.

Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë kërkon që ata që përfshihen në akte dhune të hetohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Ditën e diel, ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë për të monitoruar të gjithë procesin.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit. Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë.

Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun.

Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve" deklaron ambasada.

Deklarata e fortë e SHBA-së vjen një ditë pas prononcimit të zv/ ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në 'VOA'-n që tha se Amerika njeh 30 Qershorin si datën e vetme të zgjedhjeve në Shqipëri dhe jo dekretin e kreut të shtetit për 13 Tetorin.

Ora 16:47
Ambasada britanike: Çdo akt dhune në 30 qershor është i papranueshëm, e drejta e qytetarëve të votojnë


Ambasada Britanike ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Britanikët theksojnë se duhet të ketë zgjedhje dhe se është e drejta e qytetarëve që të votojnë të sigurt.

Më pas në deklaratën e ambasadës thuhet se liderët e opozitës duhet të distancohen nga dhuna. Gjithashtu Ambasada Britanike thekson se është në mbështetje të vëzhguesve të OSBE në 30 qershor.

Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtën për të hedhur votën në mënyrë të sigurtë dhe paqësore. Të gjithë të përfshirët në 30 qershor, të dielën, duhet të luajnë pjesën e tyre për të siguruar një mjedis paqësor dhe të sigurtë. Çdo formë e nxitjes së dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të OHDIR për të monituar procesin e votimit. Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë një demonstratë paqësore që mbajti lart vlerat demokratike dhe ne nxisim që të njëjtat parime të ndiqen edhe në 30 qershor. Ne i kërkojmë lidërve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për të gjitha palët që të përfshihen në një dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj politike në rrugë pa krye. Shqipëria këtë mund ta bëjë vetëm nëpërmjet bisedimeve për të zgjidhur situatën aktuale politike dhe të përqendrohen në krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe reformës zgjedhore duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të OHDIR”, thuhet në deklaratë.

Ora 15:06
Akuzat për vjedhje votash/ Gjermania: I takojnë drejtësisë, jo politikës! Jo dhunë në 30 qershor

Ambasadorja gjermane, Susanne Schüt, teksa vë theksin se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, i bën thirrje palëve (më konkretisht opozitës) që të kontribuojnë për një proces zgjedhor pa dhunë. Duke u ndalur tek akuzat apo kushtet që ka vënë Basha për pjesëmarrjen në zgjedhje, si arrestimi i Dakos, Gjiknurit të dalë në përgjimet e "Bild",  Gjermania thekson këto çështje i takojnë organeve ligjzbatuese dhe jo politikës. Në fund ka vënë theksin tek ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

"Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese", shkruan Schüt.

Ora 14:38
Ambasada suedeze: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar

Ambasada e Suedisë në Shqipëri ka shpërndarë të njëjtën deklaratë si delegacioni i BE ku bën thirrje se qyetatëve në Shqipëri duhet t'i garantohet e drejta për të votuar.

"Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt  dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor ishte paqësore dhe të njëjtat vlera dhe parime demokratike duhen ruajtur çdo fundjavë.  Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo rrethane. Të gjitha palët polititike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet  nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODHIR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Europian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer  situatën aktuale politike në vend në mënyrë që t'i përqendrojmë  përpjekjet e tyre në procesin e reformave në rrugën e saj drejt BE", thuhet në deklaratë e ambasadës suedeze.

Ora 12:22
Delegacioni i BE thirrje dy ditë para zgjedhjeve: Çdo veprim i dhunshëm i papranueshëm

Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit delegcioni i BE në Shqipëri ka bërë një deklaratë ku thotë se qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. BE thotë s çdo veprim dhune është i papranueshëm dhe i bën thirrje palëve politike të shmangin retorikën provokuese. 

Në deklaratë theksohet që procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODHIR me vëzhgues nga të gjitha vendet e BE.

"Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt  dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor ishte paqësore dhe të njëjtat vlera dhe parime demokratike duhen ruajtur çdo fundjavë.  Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo rrethane. Të gjitha palët polititike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet  nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODHIR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Europian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer  situatën aktuale politike në vend në mënyrë që t'i përqendrojmë  përpjekjet e tyre në procesin e reformave në rrugën e saj drejt BE", thuhet në deklaratë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 28/06/2019 17:41

    Po te vrase veten presidenti te shtunen a mund te shtyhen zgjedhjet e se djeles?.Ne qofte se po, te mos ja thoni se e ben ai, nuk i ka frike amerikanet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja