Ambasadorët, mbi 70% janë
përfaqësues nga politika

Ambasadorët, mbi 70% janë<br />përfaqësues nga politika
TIRANE - Diplomacia shqiptare ka një raport të përmbysur në lidhje me përfaqësimin politik dhe të karrierës në ambasadat tona kudo nëpër botë. Duke i hedhur një sy listës së ambasadorëve shqiptarë në të gjithë botën vërehet se në vend që përfaqësimi diplomatik të jetë 80 me 20% në favor të karrierës, ai është i përmbysur, afër 80% janë emërime politike në krye të ambasadave, ndërsa 20% janë profesionistë.

Në fundin e mandatit qeverisës, Berisha ka pasur një ngutje që të zëvendësojë ambasadorët, diplomatët e karrierës me njerëzit politikë të PD, apo me besnikët e tij. Vala e re nisi fort, pas zgjedhjes së Presidentit të ri me synim rifreskimin e ambasadorëve shqiptarë të akredituar në mbarë botën. Një pjesë e mirë e diplomatëve të karrierës janë lënë në harresë nga qeveria “Berisha” për t’u emëruar me besnikët e Kryeministrit apo të aleatëve tyre.

Në Kuvend gati në fund të mandatit të deputetëve janë miratuar emrat e caktuar për ambasadorë në shtete të rëndësishme si Italia, Britania e Madhe, Turqia. Duke përjashtuar propozimin për emërimin e Dritan Tolës si ambasador në Francë, emrat e tjerë të miratuar së fundmi s’kanë karrierë në diplomaci, e as në rang ambasadori.

Në selitë diplomatike shqiptare tashmë mund të thuhet me plot gojën se ambasadorët e karrierës numërohen me gishta. Shërbimi diplomatik shqiptar po vuan ndjeshëm dhe nga emërimet nepotike, ku shumë familjarë të politikanëve janë emëruar jo vetëm në Ministrinë e Jashtme. Rast tipik është Mal Berisha ambasador në Britani. Ai njihet për shkrimin e bujshëm të shkruar së bashku me Edit Harxhin për ngjarjet e vitit 1997, ku e cilësonte si një komplot komunist-grekë. Ndërkohë që ambasador në Itali është këshilltari i Berishës për Kulturën, ish-kreu i PAD, Neritan Ceka.

Një tjetër emërim është dhe ai i Genc Muçës si ambasador në Turqi. Muçaj njihet si person që ka kontribuar për fushatën elektorale të kandidatit të PD për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha. Ndërsa ambasadorët e tjerë, të ardhur nga politika janë Mimoza Halimi në BE, Vili Minarolli në Austri, Mehmet Elezi në Zvicër, Petrit Karabina në Bullgari, Dritan Mishto Konsull i Përgjithshëm i RSH në Nju Jork atj., janë përfaqësues politikë.

PERFAQESITE DIPLOMATIKE SHQIPTARE NE BOTE
 
Sajmir Bala
I ngarkuar me punë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në
Mbretërinë e Arabisë Saudite
 
Vili Minarolli
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri
 
Spiro Koçi
Ambasador, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në UNOV.OSBE dhe Organizatat Ndërkombëtare
 
Ilir Tepelena
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në mbretërinë e Belgjikës
 
Artur Kuko
Ambasador, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në NATO
 
Mimoza Halimi
Ambasadore, Misioni i  Përhershëm i Republikës së Shqiperisë BE
 
Margarita Gega
Ambasadore, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës
 
Tatjana Gjonaj
Ambasadore, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit
 
Flamur Gashi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë
 
Petrit Karabina
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë
 
Genc Pecani
I Ngarkuar me Pune a.i. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke
 
Arben Cici
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës
 
Nuri Domi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Egjiptit
 
Dritan Tola
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën franceze
 
Dashnor Dervishi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë
 
Jako Dako
Konsull i Përgjithshëm,  Konsullata e Përgjithshme Janinë
 
Riza Poda
Konsull i Përgjithshëm,  Konsullata e Përgjithshme Selanik
 
Valter Ibrahimi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë
 
Gazmend Barbullushi
Ambasador, Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Hollandes
 
Mira Hoxha
Ambasadore, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë
 
Elida Petoshati
Ambasadore, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada
 
Kujtim Xhani
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës
 
Islam Lauka
Ambasador, Misioni i Republikës së Shqipërisë në Kosovë
 
Pëllumb Qazimi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë
 
Fatos Kërçiku
Ambasador, Ambasada në Indi
 
Neritan Ceka
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë
 
Bashkim Bekteshi
Konsull i Përgjithshëm, Konsullata e Përgjithshme Bari
 
Nausika Spahia
Konsulle e Përgjithshme, Konsullata e Përgjithshme Milano
 
Bujar Skendo
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael
 
Arben Çejku
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
 
Bujar Dida
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni
 
Idriz  Konjari
I ngarkuar me Punë a.i., Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Malajzi
 
Tonin Beci
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi
 
Mal Berisha
Ambasador i Jashtzakonshëm dhe Fuqiplotë, i  RSH në Mbretërinë e Bashkuar
 
Florent Celiku
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë
 
Edmond Trako
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Portugali
 
Sami Shiba
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë
 
Sokol Gjoka
Ambasador,  Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse
 
Shpetim Caushi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi
 
Sandër Kovaçi
Ambasador,  Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Slloveni
 
Kastriot Robo
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Spanjë
 
Ruhi Hado
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë
 
Gilbert Galanxhi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
 
Dritan Mishto
Konsull i Përgjithshëm,  Konsullata e Pergjithshme e RSH në Nju Jork
 
Ferit Hoxha
Shef Misioni, Ambasador, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB
 
Genci Mucaj
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë
 
Ermal Muça
Konsull i Përgjithshëm, Konsullata e Përgjithshme Stamboll
 
Mehmet Elezi
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës
 
Filloreta Kodra
Ambasadore, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë
 
Rrok Logu
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë
 
Kujtim Morina
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt
 
Behar Bejko
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi - Emirate të Bashkuara Arabe.
 
Ridi Kurtezi
Ambasador, Ambasada e  Republikës së Shqipërisë në Katar
 
Agim Isaku
Ambasador, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sllovaki
 
Besiana Kadare
Ambasador, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s


Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës