TIRANË – Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, dhe diplomatë të zyrave diplomatike të vendeve BE të akredituara në Tiranë si dhe zv/ ambasadori i SHBA-së kanë shkuar sot paradite në selinë e Partisë Socialiste. Arseyja e vizitës së tyre, ishte kriza e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve konfirmon deputeti Damian Gjiknuri
Para se të hynte në këtë takim, gjatë një konference për çështje të pronësisë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u shpreh:
“Për BE është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve. Është e rëndësishme për BE pasi do të jetë një test për funksionim sa më të mirë të institucioneve demokratike, dhe për të pasur progres në rrugën drejt Europës. “- thai ai, duke kujtuar dhe mesazhin e baronesësh Ashton i cili është dhe mesazhi i Bashkimit Europian. Një mesash shumë i rëndësishëm është ndërtimi i besimit tek votuesit. Sepse sipas pikëpamjes sonë është kjo ajo që ka nevojë votuesi shqiptar, një proces që bazohet tek besimi, konfidenca dhe statandaredet evropiane.”
Ndërsa, ambasadori i OSBE-së Wollfarth, më herët, i bëri thirrje PS-së të çojë në Kuvend propozimet për 2 vendet vakante të lëna bosh nga Albana Shtylla e Denar Bina në KQZ. “I kujtoj politikës shqiptare rekomandimet e ODIHR. I bëj thirrje partive politike për dialog. PS të çojë propozimet për dy anëtarët e KQZ.”
/Shqiptarja.com