TIRANE - Ambasadorët gjermanë në Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroaci, nën drejtimin e Drejtorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Federale, Dr. Ernst Reichel, janë mbledhur për Konferencën e Ambasadorëve, e cila po zhvillohet në Tiranë në datat 15 – 17 mars.
Sipas njoftimit për shtyp nga ambasada gjermane, mikpritësi i kesaj konference është Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann. Në qendër të konsultimeve janë zhvillimet aktuale në rajon, veçanërisht ato në lidhje me procesin e zgjerimit të EU-së.
Një çështje tjetër e rëndësishme do të jetë i ashtuquajturi „Procesi i Berlinit“, i cili mori impulset e para në gusht të vitit 2014 në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe do të zhvillohet më tej në koferencën e parë të rradhës në Vjenë, më 27.09.2015.
Janë parashikuar gjithashtu të zhvillohen biseda me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Në konferencë marrin pjesë ambasadoret dhe ambasadorët gjermanë në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Tiranë dhe Zabreb.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com