Ambasadorët-Rama: Përgatitjet e
zgjedhjeve me rëndësi maksimale
Pas takimit ambasadori i OSBE-së Wollfarth duke folur në emër dhe të ambasadorit Sequi dhe Arvizu, nënvizoi rëndësinë që kanë përgatitjet me standarde për zgjedhje e 23 qershorit.
TIRANE- Trojka e ambasadorëve të
OSBE, SHBA dhe BE zhvilloi një takim kokë më kokë më liderin socialist Edi Rama, kryefjala e së cilës ishin përgatitjet për procesin zgjedhor si dhe zhvillimet e fundit në Preshevë. Në takimin e thirrur nga selia rozë, Rama informoi Ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, Ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu mbi problemet që shqetësojnë më shumë PS në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, ndër të cilat ndarja e mandateve.
Pas takimit ambasadori i OSBE-së Wollfarth duke folur në emër dhe të ambasadorit Sequi dhe Arvizu, nënvizoi rëndësinë që kanë përgatitjet me standarde për zgjedhje e 23 qershorit dhe bëri apel që dialogu i filluar mes partive duhet të vazhdojë.
"Përgatitja e zgjedhjeve sipas legjislacionit në fuqi është e një rëndësie maksimale. Të gjitha partitë, jo vetëm Partia Socialiste, duhet të jenë të interesuara për këtë. Përgatitjet po vijojnë. Ato përfshijnë edhe elementet elektronike që lidhen me numërimin dhe kartat e identitetit. Këto përgatitje, si dhe zgjedhjet, duhet të zhvillohen në mënyrë konstruktive sa u takon çështjeve që çojnë në një të ardhme më të paqtë për Shqipërinë, mes tyre: shteti i së drejtës, zhvillimi i mirë i çështjeve sociale dhe i ekonomisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon; parlamenti është momentalisht duke diskutuar në një komision, pra po punon dhe çdo gjë që është konstruktive ka mbështetjen tonë. Kjo është e rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë, për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin e Shqipërisë në strukturat ekzistuese në Evropë."- tha Wollfarth.
Ndërsa vetë kryesocialisti Rama, në një prononcim të shkurtër pas takimit, theksoi se PS është në sintoni të plotë me ndërkombëtarët si për ngjarjet në Preshevë ashtu edhe për zgjedhjet. Hera e fundit që trojka e ambasadorëve është takuar me Ramën në selinë rozë është gjatë verës së 2012, në kulmin e diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të republikës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15