Ambasadorët takojnë Ramën
Arvizu: Nesër te Kryeministri

Ambasadorët takojnë Ramën <br />Arvizu: Nesër te Kryeministri
TIRANE – Rreth orës 17:00 ambasadorët e tre prej selive diplomatike më të rëndësishme në Shqipëri, kanë hyrë në selinë e Partisë Socialiste. Një vizitë kjo e mbajtur sekret për mediat.

Kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu, ai i BE-së, Ettore Sequi, i OSBE-së Wollfarth, janë takuar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në një situatë të tensionuar politike në Shqipëri.

Prej fundit të marsit ka përfunduar afati për reformën zgjedhore, ndërkohë që po afrohet edhe data e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, tema të cilat kanë rritur temperaturën politike në Shqipëri. Pikërisht ky aktualitet pritet të jetë edhe temë e bisedimeve të kryesocialistit me trojkën e ambasadorëve në Shqipëri.

Në përfundim të takimit, ambasadori amerikan Arvizu konfirmoi se me lideri socialist Rama u bisedua në lidhje me reformën zgjedhore dhe performancën e Qeverisë. “Do të takoj Kryeministrin nesër”, shtoi ambasadori Arvizu. “Shpresoj që të takoj edhe kryetaren e Parlamentit para se të nisem për në Amerikë”.

(aq/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur