Ambasadori amerikan Kosnett takim me kreun e LDK, Mustafa: Zgjidhjen për krizën duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje

Ambasadori amerikan Kosnett takim me kreun e LDK, Mustafa: Zgjidhjen për krizën duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett zhvilloi një takim me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi në selinë e LDK-së zgjati rreth 40 minuta dhe bisedimet patën si temë arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes LDK dhe LVV.

Në takim mori pjesë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Pas takimit Lideri I LDK, Isa Mustafa ishte i vetmi që u prononcua për shtypin.

“Zgjidhjen për krizën duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo LDK-ja”, - tha lideri I LDK Isa Mustafa.

Sot Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së fundit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Kurti në letër i shkruan Thaçit se mesazhi i tij i fundit ‘për të krijuar pa vonesë shumicën parlamentare’, në të kundërt ‘t’i hap rrugën opsione të tjera’, përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues për LVV.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati”.

Kurti shkruan gjithashtu se “Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit edhe as të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”.

Pas takimit, LDK ka dalë me një komunikatë për media ku shkruan se “Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë Qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja