Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët do zgjohen një ditë dhe do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët do zgjohen një ditë dhe do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën

Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka folur për Kosovën duke paralajmëruar se në këtë shekull apo tjetrin, serbët do zgjohen një ditë dhe do e shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete.

“Shpresoj që të arrihet marrëveshje dhe të normalizohet situata për të vijuar me gjërat që kanë rëndësi për njerëzit”, tha Hill.

Ai tha se vendet perëndimore po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që t'i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të arrijnë marrëdhënie normale..

Ndër të tjera, u shpreh se Serbia varet nga burimet ruse të energjisë, ndaj nuk është në rrethana kur mund të bashkohet me sanksionet ndaj Rusisë.

“Nëse do të ishte vetëm nga ne dhe jo nga Serbia, do të thoshim se duhet t'i bashkoheni sanksioneve, por ne e kuptojmë se Serbia është në rrethana të tjera”, tha Hill në TV Happy, duke iu përgjigjur pyetjes se si Serbia nuk bashkohet në sanksionet kundër Rusisë.

Hill u shpreh se mbetet shqetësuese sjellja e Rusisë ndaj duhet të gjithë të përgatiten dhe të jenë gati për çdo gjë.

"Një nga arsyet e shqetësimit tonë në bashkëpunim me Serbinë tani është sjellja e Rusisë sepse ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas. Ajo që Putini ka bërë me Rusinë është një Rusi e ndryshme nga ajo që mbaj mend. Është një lloj tjetër Rusie dhe unë mendoj se ne duhet të jemi gati për këtë dhe se forma më e mirë e përgatitjes është që ne të gjithë të punojmë së bashku edhe më afër”, tha Hill.

Në pyetjen nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia, Hill tha se nuk ka shumë ngjashmëri, sepse Ukraina është në një pozicion tjetër.

"Fqinji i Ukrainës, Rusia, po sulmon Ukrainën dhe civilët e saj dhe ndërkohë po anekson territoret e saj. Ne nuk kemi parë gjëra të tilla që nga fillimi i shekullit të 20-të," u shpreh Hill. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 13/10/2022 09:42

    Kosova eshte cliruar dhe nuk eshte e as nuk do jetekurre me serbe para gadi 24 vjetesh! Ende serbet qenkane ne jermi a!?Po cfare populli eshte ore?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd