Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

Christopher Hill dhe Aleksander Vuçiç

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog. Në një video-adresim të tij, të publikuar më 19 gusht në Twitter Ambasada amerikane në Serbi, thuhet se kjo është gjë e mirë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por edhe për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Serbi.

“Mendoj që kemi shumë çështje të përbashkëta që mund të punojmë. Jo gjithçka që bëjnë SHBA-ja dhe Serbia b duhet të lidhen me Kosovën. Ne duhet të punojmë shumë në çështjen me Kosovën, duhet të gjëjm gjuhë të përbashkët. por mendojmë që ka edhe çështje tjera që mund të punojmë me Serbinë dhe jam shumë i inkurajuar nga ajo që pash dje”, ka thënë Hill.

Ai tha po ashtu se tashmë është shumë e qartë që SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar shumë ngushtë bashkë në këtë çështje. Sipas ambasadorit, dita e dysheme në Bruksel ishte me shumë diskutime, shumë takime dhe shumë negociata.

“Të gjithë jemi disi të dëshpëruar që nuk mund të zgjidhnim çështjet në periudha afatshkurta apo afatgjate, por mendoj që kishte zhvillime pozitive”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë zhvilluar rundet e reja të bisedimeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimet e 18 gushtit në Bruksel, në kuadër të dialogut, nuk prodhuan asnjë marrëveshje.

Megjithatë, nga BE-ja thanë se palët do të vazhdojnë dialogun për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht. Të dielën pritet edhe takimi i Vuçiçit me përfaqësuesit serbë nga Kosova.

Rundi i ri i dialogut u mbajt tri javë pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare - Jarinjë dhe Bërnjak - që lidhin Kosovën dhe Serbinë, në shenjë pakënaqësie me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet. Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.

Më 19 gusht, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd, tha se Serbia ka prezantuar propozime për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk janë pranuar nga Kosova./REL

 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sejdi: 25/08/2022 23:43

    Deklaratat e këtij zotëriut Hill, më ngjallin drojën se mos është paguar, jo nga tjetërkushi, pos nga klani ruso-serbijan, për të krijuar ftohje dhe zbehje të besimit të shqiptarëve ndaj SHBA-së mike. Shqiptarët janë deklaruar hapur dhe në çdo rast SHBA-ës, jo vetëm se i konsiderojnë, por edhe i ndien si mike të sinqerta dhe të sigurta, të cilat i ndihmuan dhe do të vazhdojnë t’i ndihmojnë përpjekjet e tyre për të realizuar të drejtën e tyre, për të jetuar dhe me dinjitet të pa nëpërkëmbura në Atëmëmdheun e tyre sovran. Por, deklarata e këtij diplomati me përvojë, edhe një dëshmi më shumë se nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e tij, para luftë çlirimtare të UÇK-së, që Kosova ta gëzojë një autonomi substanciale në kuadër të Serbisë të udhëhequr nga hegjemonizmi serbomadh, të drejtuar nga shefi i Vuçiçit – Kasapin e popujve Milosheviq! Shkurt, edhe pas kësaj deklarate e tij e fundit, nuk mund të të qojnë në përfundim për të besuar (si disa sojsëzë)se është deklarata premtuese për një të ardhme tonë paqësore në vendin tonë. Zaten ky përfaqësues zyrtar i Amerikës mike, duhet konstatuar me keqardhje se të ngjallë frikën nga dinakëria e rryer, nga përvoja e tij politike dhe diplomatike, të cilën ka filluar ta praktikoj në formë të lajkave, që nga ditët e para në Beograd. Përballë, këtyre deklaratave pro serbo-ruse mjegullohet rëndësia zhvendosjes së pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, sipas kompetencave të KFOR. Pra, edhe deklarata e fundit e z.Hill, sikur ka për qëllim të e zhvlerësojë synimin dhe arsyen e këtij veprimi. Përveç tjerash, kjo deklaratë e ambasadorit Hill, më tingëllon si një kundërshtim me deklarimet dhe përpjekjet e të dërguarit special amerikan, zotit Gabriel Escobar…

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/08/2022 09:54

    I pa nga fytyra fashiste !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin