Ambasadori i Serbisë në SHBA takon Radoiçiç: Nuk e fsheh e as nuk kam turp! Hovenier: Ai është kriminel! Të japë llogari për sulmin në Banjskë

Ambasadori i Serbisë në SHBA takon Radoiçiç: Nuk e fsheh e as nuk kam turp! Hovenier: Ai është kriminel! Të japë llogari për sulmin në Banjskë

Marko Gjuriç dhe Milan Radoiçiç

Pas publikimi të fotove, Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriç ka konfirmuar takimin e tij me të shpallurin në kërkim nga Interpoli për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç në një restorant ai thotë se për këtë takim nuk ka turp as qëllim që ta fshehe dhe po ashtu nuk ka në plan as ti kërkojë falje as kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe as ministrit Sveçla.

Sipas tij takimet i zhvillon në kuadër të punës së tij duke paralajmëruar rikthim në politikën serbe.

Një reagim me tone të ashpra ka bërë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai e ka quajtur një kriminel ish nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiç, duke theksuar se ai duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit të 2023 në Banjskë.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, tha Hovenier.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, shtoi më tej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Vuçiç flet për takimin e ambasadorit të Serbisë në SHBA me Radoiçiç: S’e kam pyetur se kur, ku dhe pse

1710106744_vucic.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ka bërë një koment për fotografinëku shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç dhe organizatori i dyshuar i sulmit në veri të Kosovës Milan Radoiçiç. Ai ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi.

“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, ka thënë Vuçiç, raporton Nova.

“Tani ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion