Ambasadori amerikan Christopher Hill në Serbi ka dhënë një intervistë për mediat e Kosovës ku ka folur për përmbajtjen e marrëveshjes së Ohrit të dakordësuar mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në 18 mars.
Hill tha se marrëveshja nuk përmban reciprocitetin për qytetarët shqiptarë brenda Serbisë, duke shtuar se të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të trajtohen nga vetë shteti serb dhe është çështje e brendshme.
“Dialogu i Brukselit është duke vazhduar që nga viti 2013. Unë mendoj se BE ka marrë një detyrë shumë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitetin. Reciprociteti që ju flisni, që ka të bëjë me qytetarët shqiptarë brenda Serbisë, duhet të zgjidhet brenda Serbisë. Kushtetua e Serbisë e thotë se shqiptarët janë të barabartë me të tjerët në Serbi. Shumë njerëz në korrin diplomatik vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje këtyre problemeve. Janë probleme të cilat jemi të brengosur të gjithë dhe duhet të ketë një zgjidhje”- tha Hill.
Ai shtoi se bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nëse Marrëveshja e Ohrit do të jetë e suksesshme atëherë kjo do të jetë e mirë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Dialogu i BE-së që kulminoi me Marrëveshjen e Ohrit, ka të bëjë me Kosovën dhe zgjedhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse është e suksesshme, mund t’i ndihmojë të gjithë rajonit. T’i ndihmojë njerëzit që të krijojnë rrethana të reja ku kufijtë nuk do t’i ndajnë njerëzit, por t’i bashkojnë. Mendoj se dialogu do të përkrahet nga një gamë e gjerë e njerëzve, ku njerëzit mund të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje paqësore për problemet”, përfundoi ai.
Edhe Kosova duhet te pergjigjet me te njejtin arsyetim: ceshtja e serbeve ne Kosove eshte problem i brendshem.
PërgjigjuShoku i ngusht i Edvin shkjaut shqipfolës
PërgjigjuFlitet per teme tjeter dhe jo per kryeministrin e Shqiperise,thirri pak radakes,arsyeto me mendje dhe jo me fryme urrejtjeje.
Mos eshte shoku i Sali Ram berishoviçit, shko mor pjerdhu me gjith kyt pall ambasador, amerika keshtu luan si eshte interesi.