Ambasadori britanik apel shqiptarëve: Mos udhëtoni ilegalisht drejt Britanisë, ka alternativa të ligjshme
Ambasadori Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur mbi debatin e shkaktuar kohët e fundit për emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ambasadori ka pasur një thirrje të drejtpërdrejtë për shqiptarët, ku iu kërkon atyre që të mos shkojnë në Britani me gomone, apo në rrugë të tjera të paligjshme, pasi mund të gjejnë alternativa të ligjshme për të shkuar në Britani, ku shqiptarët mund të integrohen atje.
Nga ana tjetër, King-Smith përmes një video mesazhi thotë se qeveritë e dy vendeve po punojnë së bashku për këtë çështje në mënyrë që të vlerësohet kontributi që shqiptarët japin në Britanië, por edhe që t’iu jepet një mesazh që nuk është zgjidhje për të braktisur vendin.
"Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.
Të dy qeveritë tona po punojnë bashkërisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin", -tha Ambasadori britanik Alastair King-Smith.
Kjo thirrje e ambasadorit britanik vjen në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar edhe Shqipërisë, ku u çel edhe një ekspozitë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila do të jetë e hapur për publikun, nga ora 09:00 19:00 deri të shtunën më 19 Nëntor.
Ky mesazh i ambasadorit vjen pas debateve që janë hapur për emigrimin e shqiptarëve vijnë pasi sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
Te gjithe ambasadat keshtu i kane rregullat.Sa per refuzimin e vizave,ka arsye,nuk i refuzojne kot.Por perpara se te aplikoni per viza e llotari,shikojni ligjet e rregullat qe kerkohen qe te jeni ne rregull me te gjitha,qe te mos keni surpriza te pakendeshme e mbi te gjitha,te mos i shpenzoni parate dhe ne fund te mos ua japin.
PërgjigjuMire o hundrac mire. Sa para beni ju nga aplikimet e vizave. 3000 paunde visa e aplikimit per bashkim familjar. Ne fund e rrefuzojn dhe parat nuk te kthehen. Mendoni sa aplikime behen ne nje dite te vetme nga gjithe bota. Keta kane qene pirate e pirate kane ngelur.
PërgjigjuFiks te tarraca e pallatit te kultures malloset ky mreza…e din gjithe robt qe frekuentojne ate lokal atje…edhe ky mreza do me na tregu rruget e ligjshme neee..hejjjj medet
Përgjigjuo brekrisur. Ju qofte Enveri e ju rrastKnegoj
Ka alternativa te ligjshme thote hipokriti. Me lehte merr nje vize per ne Hene, sesa per ne UK. Mire ja bejne shqiptaret ketyre hipokriteve.
Përgjigjuo Tani, ta Tavani. U bone Ti me fol qe tka hyp e zdryp Polici Lagjes se ke pas Gjyshen me njoll o bythSholl