PRISHTINË, 15 Dhjetor/A TSH/.- Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cameron Cliff.
Ambasadori britanik, Ian Cameron Cliff, ka uruar kryeministrin Isa Mustafa për zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit dhe i ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Duke e falënderuar ambasadorin Cliff, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur angazhimet dhe përkushtimin e Qeverisë së re të Kosovës për të ndërtuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët e saj. Në këtë drejtim, mbështetja e miqve të Kosovës është e mirëseardhur për Kosovën, ka thënë kryeministri Mustafa. /b.j//z.t/







