Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të protestive kryesiht ne Tiranë .
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Andreas Schieder, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situates së dhunës. Në reagimin e tij Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqiperinë, thekson se dhuna është e papranueshme, pavarësisht nëse vjen nga persona që depërtojnë në protesta me qëllime të dhunshme apo nga shteti dhe policia.
Schieder u ndal edhe te kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke theksuar se qeveritë duhet t'i marrin seriozisht dhe të rishikojnë qasjen e tyre.
“Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, thuhet në reagimin e tij.
Raportuesi i PE-së tha se është veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe përsëriti thirrjen për t'i dhënë fund përshkallëzimit.
" Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë pikërisht tani, nga Parisi, përmes Berlinit, e deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është diçka e mirë dhe e drejtë dhe duhet t’i nxisë qeveritë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga gjendja financiare e prindërve. Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, as kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen mes protestuesve, as kur vjen nga shteti dhe policia. Si raportues për Shqipërinë, po e shoh me shqetësim të veçantë situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit" thuhet në postimin e tij në X.
-
Politika e europes dhe e amerikes ne keto 2 dekada eshte nje politik e thesit epstein pra BRICS eshte ajo qe po lufton per vlerat njerzore dhe fale kesaj bota po shtyen dite nga tamuti i Davosit qe cdo gje e kan kunder njerzimit
Përgjigju








Komente
Komento