Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar lidhur me aksionin e djeshëm (30 gusht) në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë komuna serbe paralele.
Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar dje se veprimet e tilla kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, sepse sipas tij, rrezikojnë të nxisin tensione.
“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar Hargreaves.
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për ndërprerjen e aktiviteteve në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë./Kosovapress
Lajmi kryesor: