TIRANE- Ambasadori britanik në Tiranë Nicholas Cannon deklaron se tre ligjet e kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat janë vetëm një pjesë e vogël e atyre që duhet të përmbushë Shqipëria për procesin e integrimit. Ai nënvizon se zgjedhjet e lira luajnë një rol të rëndësishëm në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“ Procesi i integrimit është shumë i gjatë që do të duhen vite dhe këto 3 ligje janë vetëm tre tulla në atë masë që duhet të ndërtohet për integrimin. Por duhet të krijohen kushtet që këto ligje të miratohen” nënvizoi diplomati Cannon i pranishëm në një konferencë për integrimin.
Sipas ambasadori britanik do të jenë zgjedhjet e 23 Qershorit ato të cilat do të çojnë Shqipërinë drejt BE-së apo do ta kthejnë pas. “Zgjedhjet e 23 Qershorit janë të rëndësishme dhe nëse do të jenë të mira do të jenë një shtysë për integrimin nëse do të jenë të dyshimta atëherë do të kthejnë pas procesin e integrimit. Në zgjedhje duhet të ketë pjesëmarrje të lartë qytetarësh dhe politika duhet të ofrojë larmi kandidaturash. Gjithashtu duhet të mbrohet e drejta e votës ” është shprehur ndër të tjera ambasadori britanik.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com