Ambasadori Cici: Hersi përfaqëson në
sytë e Evropës flamurin shqiptar
 

Ambasadori Cici: Hersi përfaqëson në<br />sytë e Evropës flamurin shqiptar<br /> 
Ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, zoti Arben Cici me anën e një letre të hapur, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë masivisht për këngën pjesmarrëse e prezantuese të Shqipërisë në Euro Song, i cili do të mbahet në Kopenhagen të Danimarkës sonte ora 21:00.

“Kjo këngë, e cila përfaqëson të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit, do të vijë në këtë Festival Evropian të këngës, për të ngritur peshë jo vetëm zemrat tona, por edhe ato të miqve dhe dashamirësve tanë”, shprehet Ambasadori.

Ai deklaron se “Hersi me këngën e saj përfaqëson në sytë e Evropës, në këtë gjysëm-finale të rëndësishme flamurin shqiptar, kombin, historinë, traditën, kulturën tonë të lashtë dhe të re”.

Ai e ka mbyllur letrën e tij publike duke thënë se “Zemërimi i një nate” lartësohet si kënga-himn e mbarë shqiptarëve.

Prandaj të dashur miq ju bëj thirrje të ndjekim dhe të mbështesim duke votuar masivisht këngën tonë përfaqësuese në Eurosong”. Kënga shqiptare në këtë kompeticion, mban Kodin me numër 06.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin