Një mbrëmje e veçantë në rezidencën e ambasadës italiane në Tiranë, kushtuar fëmijëve me sindromën Down.

Të gjitha fitimet e mbrëmjes gala "La Notte del Cinema", u dhuruan për bamirësi në favor të "Down Syndrome Albania", një fondaciom që promovon integrimin në shoqëri, pavarësinë dhe një cilësi të lartë të të të jetuarit për njerëzit me sindromën Down më Shqipëri.

Ambasada italiane ka shpërndarë fotot e veçanta të mbrëmjes gala, në të cilat shihet se edhe ambasadori italian Alberto Cutillo është maskuar për të ndihmuar fëmijët me sindromën down.

"Faleminderit të gjithë atyre që mbështetën nismën tonë dhe që u bënë pjesë e eventit"

Ambasada Italiane në Tiranë