Diplomati francez Chabert gjatë një takimi me të rinj në Kosovë ka thënë se Ramush Haradinaj po mbahet në bazë të një fletarresti që nuk korrespondon me dy herët e para për të cilat Haradinaj është shpallur i pafajshëm.
"Ky mandatarrest përfshin një periudhë tjetër kohore dhe aktakuza të tjera, prandaj gjyqësia franceze ka qenë e obliguar ta shqyrtojë atë.
Ndoshta më mirë do të duhej të merremi me çështjen se pse nuk janë tërhequr këto fletëarreste të lëshuara nga Serbia, nga vendet e tjera" është shprehur ambasadori Didier Chabert.
Ndërkohë në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ambasadori francez ka vënë theksin se kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian për këtë çështje përkojnë me kohën kur Kosova ka fituar të drejtën dhe perspektivën për të filluar procesin e integrimit në BE.
Më tej ai ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, nuk duhet të përbëjë problem për Kosovën dhe se fajtor për mosratifikimin e kësaj marrëveshje mbeten deputetët e Kuvendit të Kosovës.
d.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com