ELBASAN- Vetëm pak javë qëndrimi në Shqipëri dhe ambasadori francez, Bernard Fitoussi është shprehur i magjepsur me ndryshimet që ka bërë vendi. Por kur vjen puna për luftën ndaj korrupsionit dhe sistemin e drejtësisë ai thotë se ka ende për të bërë.
“Unë jam në Shqipëri prej pak javësh dhe e quaj të rëndësishme të takoj shqiptarë kudo që ndodhen dhe në daljen time të parë jashtë Tirane zgjodha Elbasanin. Për 25 vite keni bërë rrugë të jashtëzakonshme. Sigurisht që ka pasur vështirësi por me atë që unë kam parë për pak ditë jam ekstremisht i befasuar. Sigurisht që ka diferenca mes mazhorancës dhe opozitës por të vetmet ku nuk ka opozitë janë diktaturat. Ka një sërë reformash për tu përmbushur si ajo në drejtësi, dhe në luftën kundër korrupsionit por siç themi ne francezët e shohim gotën gjysmë plot edhe në këtë drejtim”, deklaroi Ambasadori francez në Shqipëri, gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit.
Sa i përket mazhorancës, Bernard Fitoussi tha se “sigurisht që ka diferenca mes mazahorancës dhe opozitës por të vetmet vende ku nuk ka opozitë janë diktaturat”.
Elbasani do pajiset me landfilld të ri
Qyteti i Elbasanit do të pajiset më një landfilld të ri, çka pritet t’i jep fund djegies së mbetjeve urbane apo groposjes tyre.
Ky fakt është pohuar nga kryebashkiaku Qazim Sejdini gjatë takimti që zhvilloi më ambasadorin e sapoemëruar të Francës në Shqipëri, Bernard Fitousi, gjatë vizitës së këtij të fundi në qytetin e Elbasanit.
Ambasadori francez e cilësoi një rastësi të lumtur lajmin për landfillin duke theksuar se në Shqipëri janë bërë ndryshime befasuese.
Më pas ambasadori francez është pritur nga prefekti i qarkut Arben Kamami për të vijuar takimet me drejtues të qendrës spitalore dhe biznesmenë të qytetit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO