/ATSH/ -Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë u zhvillua një takim-koktej me përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Moskë, duke përfshirë dhe studentë shqiptarë me studime në Rusi.
Takimi kishte si qëllim prezantimin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Arben Gazioni me këtë komunitet si dhe shkëmbimin e mendimeve për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.
Me këtë rast u bë promovimi i librit autobiografik të bashkëatdhetarit, Doktorit të Shkencave Bujqësore në Federaten Ruse, Selman Lameborshaj. Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.