Ambasadori gjerman në Kosovë: Urgjent kompromis! Absurde të rrezikosh një konflikt për targa

Ambasadori gjerman në Kosovë: Urgjent kompromis! Absurde të rrezikosh një konflikt për targa

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde, kërkoi vetëpërmbajtje dhe vullnet politik që të mos shkohet në konflikte të dhunshme.

Përmes një statusi në Tuiter, Rohde tha se është absurd një konfrontim për targat ndërsa Rusia po zhvillon një luftë brutale ndaj Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë me 10 muaj vendimin për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të Serbisë me ato RKS. Ndërsa serbëve u është kërkuar që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shs: 13/11/2022 02:06

    Duhet te ndalet terrorizmi serb! Vet e krijuat duke i dhene trojet tona ne Kongresin e Berlinit! Vete keijuat edhe terrorizmin grek, duke i genjyer qe jane te lashte. Turq anadolli jane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë