TIRANË - Bashkimi Evropian ka përshëndetur zgjedhjen e Olsjan Çelës prokuror i Përgjithshëm, sot me 101 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori i BE-së në vendin tonë. Luigi Soreca, përshëndet edhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarë të KED-së përmes procesit me short që u mbajt në presidencë nga kreu i shtetit Ilir Meta.
"Mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të zotit Olsjan Çela, prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me shor të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2020. Implementimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet prioritet për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit", - thuhet në postim.