TIRANË – Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman ka shigjetuar PD-në në lidhje me akuzat për trafikun e drogës. Në një emision ai ka thënë se trafiku i drogës në Shqipëri ekzistonte para qershorit, ndërkohë që qeveria aktuale ka rritur nivelin e kapjes së lëndëve narkotike.

"Nuk ka filluar në shtator të vitit të kaluar, por ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është çështje shqetësuese sepse ndikohemi në mënyrë direkte të gjithë nga kjo çështje. E vlerësoj që qeveria shpreheht se ka rritur nivelin e kapjes së drogës dhe mendoj se do të ishte çështje besimi dhe do ishte interesante që kjo drogë e kapur të shkatërrohet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve. Policia duhet të bëjë detyrën e saj. Unë nuk jam dedektiv, por jam informuar nëpërmjet mediave. Dhe i kam bërë pyetjen vetes a është ide kaq e mirë që kjo çështje kaq delikate të shtrohet në public apo në ambientin politik. Kjo çështje duhet të jetë e depolitizuar.

Nëse nuk keni tregues apo indikatorë shumë të fortë që forcat politike janë të përfshira, do të tregohesha shumë i kujdesshëm për të akuzuar dikënd, sepse këto janë akuza shumë të forta. Mund të bësh pyetjen se çfarë po ndodh këtu apo atje, porn ë përgjithës duhet lënë policia që të bëjë punën e saj. Nuk duhet shndruar në lojë futbolli.

Kjo është një tendencë që e kam vënë re kur kam nisur punën si ambassador i Gjermanisë në Shqipërisë, veçanërisht javët e fundit ka një tendencë për të skandalizuar gjithçka duke e kthyer në çështje politike të brendshme,”- tha ambasadori gjerman.

Marrë nga Tema
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)